Kush jemi ?

Çfarë është ALTECH ?

Më shumë se një aktivitet prodhues, kompania Altech Construction është një biznes familjar i ngritur nga vëllezërit Edison dhe Gazmend BALLA.

Dëshira për punën dhe pasioni për të realizuar çdo projekt me sukses ka hapur rrugën që aktiviteti sot të jetë i shtrirë në disa fusha.

Jemi një kompani e cila operon prej  vitesh në tregun Shqiptar dhe më tej.

Aftësitë profesionale kanë treguar se shumë klientë të kënaqur me produktet dhe shërbimin tonë, na rekomandojnë në miq të tyre duke përcjell vlerat tona.

Kemi krijuar harmoni dhe dashuri për punën brenda ambjenteve, ndaj edhe stafi ynë është i përkushtuar për të ofruar më të mirën. Kualifikimi i tyre që në përzgjedhje na bën të pakonkurueshëm në cilësi dhe profesionalizëm.

AKTIVITETET TONA

Punime Alumini – Fasada, vetrata, dyer, dritare, grila

Punime dritare PVC – Dritare plastike, vetrata plasike, dyer me rreshkitje

Panele për dyer – mbi 150 lloje panelesh dhe kombinime të ngjyrave 

Xhama për dritare – Përpunim montime xhama për dritare

Menaxhim nxjerrje – përpunim mineralesh

Vizioni Ynë

 Synojmë të mbetemi partneri më i besueshëm për klientët dhe bashkëpunëtorët tanë duke garantuar mbulim maksimal të tregut në këtë fushë. Synojmë të jemi gjithmonë pjesë në një proçes drejt risive dhe inovacioneve të reja. 

 Synojmë të jemi avangardë dhe inovativ me një staf profesional dhe të motivuar për të ruajtur vlerat tona bazë, Cilësinë dhe profesionalizmin.
Klienti prioriteti ynë.

Ekspertët tanë

Ekspertët tanë punojnë me dëshirë dhe përkushtim.

Open chat
Pershendetje
Si mund te ju ndihmojme?